Me rekomandim të Kryetarit të Bashkësisë
Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, më 6 shtator, në të gjitha xhamitë e
Kosovës është mbajtur hytbe me temën kushtuar fenomenit të dhunës në familje.
Kjo hytbe ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të
Brendshme gjegjësisht Njesititit kundër dhunës në familje, ditë më parë
komandanti i operativës nënkolonel Arbresh Ajvazi u prit nga Myftiu Tërnava në
selinë e BIRK- ut.
Në mes
të tjerash në këtë hytbe thuhet se ndër problemet e shumta me të cilat po
ballafaqohemi si shoqëri është dhe dhuna në familje. Dëshmitë në terren flasin
për përmasat shqetësuese të saj. Dhuna tashmë ka eskaluar duke prekur familjen
në tërësi. Pra, nuk është vetëm gruaja objekt i dhunës, por edhe burri, edhe
prindërit, edhe fëmijët. Është gjendje alarmante, e cila duhet të vërë në
lëvizje tërë shoqërinë me të gjitha institucionet dhe mekanizmat. Referuar
studimeve të ndryshme, si shkaqe që çojnë në këtë, përveç të tjerash, janë
edhe: dobësimi i elementit fetar, edukimi i keq, dhënia pas konsumimit të
alkoolit dhe lëndëve narkotike, gjëra këto që na kanë shtyrë të mobilizohemi
edhe ne, si institucion, dhe ja, kjo hytbe që sot po mbahet me urdhër të
Kryesisë së BIRK-ut, është hap konkret për luftimin e kësaj dukurie negative. Dhuna
nënkupton çdo fjalë, veprim, lëvizje a aludim me efekt shqetësimi fizik a
shpirtëror. Nga ky këndvështrim, dhuna paraqet shkelje të të drejtave, të
dinjitetit, të krenarisë, gjë që dënohet fetarisht. Allahu i Madhëruar në Kuranin
Famëmadh na urdhëron për përmbajtje nga padrejtësia, pavarësisht se për çfarë
apo për kë bëhet fjalë:“…mos tejkaloni kufirin! – Se, Allahu, nuk i do ata që e
kalojnë kufirin.” [Bekare: 190]Allahu e ka ndaluar dhunën edhe për një arsye
shumë madhore. Ai, si Krijues, është i drejtë, andaj drejtësinë dhe sjelljen me
përgjegjësi e kërkon prej të gjithë neve. Në hadith kudsij qëndron:“O robërit e
Mi! Unë ia kam ndaluar Vetes Sime padrejtësinë dhe të tillë e kam caktuar në
mesin tuaj, andaj mos i bëni njëri-tjetrit padrejtësi!” Muslimi. Bile, si imazh
identifikues të myslimanit, e ka bërë pikërisht përmbajtjen nga dhuna. Në
hadith autentik qëndron: “Mysliman është ai, nga gjuha dhe dora e të cilit të
tjerët janë të sigurt.” Buhariu.Pra, dhuna nuk përkon me besimtarin dhe
karakterin e tij. Feja mund të luajë rol të rëndësishëm në evitimin e kësaj dhe
të dukurive të tjera negative në shoqëri. Na mbetet neve, edhe si individë, që
këto mësime t’i përcjellim, veçmas në ato ambiente ku mendojmë se ka dhunë, në
mënyrë që të kontribuojmë konkretisht. Mos të harrojmë, “Ai që udhëzon për në
të mirën, ka shpërblimin sikur ta ketë bërë atë!”(
-
Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin e Institutit “Furkan”, dr. Hajredin Hoxha
Prishtinë, më 13 shtator 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër… -
Prof.dr. Mehmet Gormez mbajti ligjeratë me temën “Metologjia bashkëkohore e zhvillimit të mendimit islam dhe shkencave islame”
Prishtinë, më 12 shtator 2024 Drejtori i Institutit për Mendim Islam, prof.dr. Mehmet Gorm… -
Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin e Institutit për Mendim Islam në Turqi, prof.dr. Mehmet Gormez
Prishtinë, më 12 shtator 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin e Institutit “Furkan”, dr. Hajredin Hoxha
Prishtinë, më 13 shtator 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…