Prishtinë, 22 mars

Shoqata humanitare “Bereqeti”, organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovë, dega në Podujevë, ka vazhduar aktivitetin e saj humanitar . Bereqeti sot ndihmoi disa familje të izoluara në fshatin Dumnicë për shkak të rrezikut të shpërndarjes së Korona virusit. Me këtë rast kryetari i KBI të Podujevës, Mensur ef. Hoti saktësoi se kjo iniciativë është marr duke parë situatën e rëndë në të cilat po kalojnë këto familje dhe nuk kemi mundur të qëndrojmë duarkryq përballë kësaj sfide dhe po ofrojmë ndihmë këtyre familjeve për zbutjen e gjendjes së rënduar të kategorive sociale me nevoja të veçanta, dhe nëpërmjet shoqatës Bereqeti po bën furnizimin me ndihma të 300 familje llapjane.

Kujtim Hyseni koordinator i degës së Bereqetit në Podujevë tha se kemi shpërndarë pako ushqimore e higjienike por ne sot gjendemi në Dumnicë si fshati i izoluar nga pandemia e Korona virusit dhe po shpërndajmë pako ushqimore dhe ne po mundohemi që të zbusim këtë gjendje që na është krijuar si pasojë e pandemisë së Korona Virusit. Ndërkaq myezini i xhamisë së këtij fshati Naser Jaholli ka shprehur falënderime për KBI e Podujevës e cila me anë të Bereqetit i ka sjellë këto ndihma shumë domethënëse për fshatin Dumnicë. ‘ Ne jemi fshat i izoluar dhe sot janë ndihma për 35 familje dhe ne sot po mundohemi që të jemi afër skamnorëve dhe kategorive të ndryshme sociale dhe lus Zotin që t’i shpërblejë për këto ndihma”-tha Jaholli.

Shoqata “Bereqeti”, dega në Podujevë për tri ditë ka arritur të shpërndaj mbi 300 pako ushqimore për skamnorë.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…