Prishtinë, 21 mars 2020

Me anë të një lidhje haxhi Resul ef. Rexhepi ish sekretari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, iu është drejtuar besimtarëve dhe opinionit të gjerë me disa mesazhe që përcill nga Nata e Israsë dhe Miraxhit. Kjo ligjëratë on line u organizua nga Kryesia e BIRK-ut. Në këtë ligjëratë ef. Rexhepi kujtoi se edhe pse jemi në një gjendje emergjente ku e tërë bota edhe ne po përballemi me pandeminë e Korona Virusin, ne edhe pse jemi në këto rrethana kjo nuk na ndalë ta kujtojmë me dua e lutje këtë Natë të madhe me anë të kësaj lidhjeje, duke lutur Zotin xh.sh që edhe këtë sfidë e sakrificë ta kalojmë sa më lehtë e mirë dhe ne shpresojmë në rahmetin dhe bereqetin e ndihmën e të madhit Zot e cila asnjëherë nuk na ka munguar dhe nuk do të mungoj edhe në këto momente kaq të rëndësishme për ne dhe për të gjithë njerëzimin.

Ai tha se kjo është ndodhia më e madhe e historisë së njerëzimit. Ai veç tjerash tha se Nata e Madhe e Israsë dhe Miraxhit konsiston në ecjen e shpejtë të Pejgamberit (a.s.), – madje brenda një intervali kohorë jo të gjatë të një nate, – nga Meka deri në Kudsi-Sherif (Jerusalem) dhe kjo është ajo që quhet Israja, kurse bartja nga aty, përmes horizonteve qiellore deri sa është takuar më Allahun e Gjithëfuqishëm, është ajo që njihet si Miraxhi i Pejgamberit (a.s.).

Kjo mrekulli i ka ndodhur Muhamedit (a.s.) përafërsisht 16 muaj para se të emigronte në Medinë, saktësisht në natën e 27 të muajit Rexheb të vitit 621 miladi, ose në vitin e 12-të pejgamberisë së tij, ose kur ai ishte 52 vjeç.

Para se të ndodhte kjo ngjarje e papërsëritshme në historinë e njerëzimit, Pejgamberi (a.s.) u ballafaqua me disa vështirësi e sfida shumë të mëdha.
Në këtë kohë, Pejgamberit i kishte vdekur bashkëshortja, Hadixheja (r.a.), e cila jo se ishte vetëm bashkëshorte shembullore, tek e cila ai gjente prehje dhe qetësi shpirtërore, po ajo e përkrahu, e ndihmoi dhe e inkurajoi në momentet më të vështira të jetës së tij. Pejgamberit (a.s.), po në këtë kohë, i kishte vdekur, gjithashtu, edhe xhaxhai i tij Ebu Talibi, i cili qe një përkrahës shumë i denjë. Këto ishin edhe arsyet pse ai vit është quajtur “Viti i pikëllimit” – سنة الحزن” .
Pastaj, në këtë kohë edhe idhujtarët mekas i kishin bërë disa veprime kundër Muhamedit (a.s.) sa kishin shkuar aq larg sa e kishin lëçitur nga mjedisi i tij shoqëror, nuk bënin tregti me myslimanët, nuk ju jepnin as nuk merrnin vajza për martesë prej tyre, e të ngjashme. Për më tepër, me qëllim që të gjente ndihmesë e përkrahje për misionin e tij të shenjtë, Pejgamberi (a.s.) kishte provuar të gjente strehim edhe në Taif, i cili gjendej jo larg Mekës, dhe atë tek fisi Benu Thekif, por kjo rezultoi pa sukses. Banorët e Taifit, jo vetëm se nuk e pranuan, por, për më keq, e dëbuan dhe e sulmuan aq sa ia përgjakën këmbët e tij të bekuara. Gjerë sa ishte në kthim e sipër nga Taifi, i demoralizuar dhe i munduar, qe ndalur për pak çaste në pronën e bijve të Rebiut, me ç’rast kishte ngrit duart dhe fytyrën e tij të bekuar kah qielli dhe iu kishte lutur Allahut që ta ndihmonte nga mundimet që i bënin njerëzit në Tokë. E, Allahu i Lartëmadhërishëm, të Dashurit të Tij i tha:

“…dhe mos u ngushto për ta për shkak të dredhive të tyre. Me të vërtetë Allahu është me ata që kanë frikërespekt për Allahun dhe që janë bamirës” (en-Nahl,127-128).
Ai më tej duke nënvizuar mesazhet e kësaj nate tha se gjitha këto tortura e vështirësi, jo se e thyen atë shpirtërisht, sepse ai qëndronte i pathyeshëm për faktin se ishte plotësisht i bindur se pozitën e tij në të cilën gjendej, e dinte i Madhi Zot, megjithatë ishte fort i mërzitur. Dhe pikërisht në këto çaste të vështira, Pejgamberit i erdhi përkrahja më e madhe, nderimi më i madh, dhurata më e çmuar, përkrahja dhe ndihma e Allahut të Gjithëpushtetshëm, me ç’rast i tregoi atij atë që nuk i kishte treguar kujt, as para e as pas tij nga gjinia njerëzore, ajo engjëllore apo dhe ndonjë tjetër.

Ef Rexhepi më pas dha shpjegime të mjaftueshme se si ndodhi Israja dhe Mi’raxhi i Pejgamberit (a.s.) bazuar mbi argumente nga Kurani dhe syneti i Muhamedit a.s.

Në përfundim të fjalës së tij ef. Rexhepi ka porositur që Natën e Madhe të Israsë dhe Miraxhit ta zbukurojmë me ibadet, ta begatojmë me sadaka, të bëjmë sa më shumë vepra të mira…, sepse me to i afrohemi Krijuesit. Nëse këtë natë e kalojmë në ibadet, e kemi bërë zgjedhjen më të mirë, po nëse agjërojmë, kjo për ne është ku e ku më mirë. Mos të harrojmë t’i vizitojmë të afërmit tanë, ta gëzojmë ndonjë jetimë ose nevojtarë, se njerëzit kanë shumë nevojë për ndihmë. E, nëse kemi vendosur që t’i vizitojmë varrezat e të dashurve tanë, kemi bërë mirë, t’i përshëndetim ata me selam dhe të lexojmë diçka nga Kurani.
Në këtë Natë të Madhe, duhet t’i lutemi Zotit sa ma shumë, sepse kështu e shohim sa të vegjël dhe modest jemi ne dhe sa i Mëshirshëm dhe i Lartësuar është Allahu. Po, edhe salavate e selame gjithsesi me i que, madje shumë dhe pa ia nda, Pejgamberit a.s.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…