Bereqeti ndihmon me pako ushqimore fshatin Janjevë Prishtinë, 22 mars 2020 Shoqata humanitare “Bereqeti”, organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovë, dega në Lipjan sot ka dërguar ndihma për banorët e fshatit Janjevë të cilët ndodhen në karantinë pas paraqitjes së një rasti me koronavirus. Këshilli i Bashkësisë Islame Lipjan njofton se kanë dërguar pako ushqimore dhe miell deri në zonën e lejuar për lëvizje dhe kanë falenderuar autoritetet komunale dhe policore për bashkëpunim. Donatorë të këtij aksioni janë: Iniciativa vullnetare e fshatit Pjetërshticë, Mulliri Qali, Blert Gjinolli, Inxhinier i ambientit, nga grupi vullnetarët kundër koronavirusit, Supermarket 7 vëllëzerit – transport. Bereqeti dega Lipjan ka premtuar se vazhdimisht do të jetë në krahë të skamnorëve.