Prishtinë, 25 maj 2019

Shoqata humanitare “Bereqeti”, për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, u ka shpërndarë këto ditë 115 pako ushqimore fëmijëve me nevoja të veçanta në komunën e Prishtinës në qendrën burimore “Përparimi”për mësim dhe këshillim në Prishtinë. Fëmijët me këtë rast u ndjenë shumë të gëzuar që përfituan këto ndihma nga njëra anë dhe nga ana tjetër po lidhen marrëdhënie miqësie në këtë muaj të bekuar. “Edhe në këtë vit sikurse vitin e kaluar, ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë na ka mbështetur me pako ushqimore në këtë muaj, kemi aktivitete humanitare me ta edhe jashtë Ramazanit. Këto pako janë shumë të mirëseardhura sidomos për këtë shkollë kur e dimë se kjo shkollë ka specifikat e saj. Ne presim bashkëpunim në shumë projekte humanitare me EBA-në”,- është shprehur përfaqësuesi i shoqatës humanitare “Bereqeti”, Xheladin ef. Fazliu.

Nga ana tjetër, drejtoresha e kësaj shkolle Ikballe Potera u shpreh tepër mirënjohëse për çdo ndihmë që i ofrohet kësaj shkolle. Ajo thotë se çdo vizitë dhe dhuratë i lumturon fëmijët e kësaj shkolle. “Falënderojmë donatorin për këto ndihma shumë domethënëse për fëmijët e shkollës sonë gjithashtu edhe të olimpiadës speciale të Kosovës”,- tha drejtoresha Potera.

Ky donacion është fryt i Bashkëpunimit të Bashkësisë Islame të Kosovës me ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, gjegjësisht me fondacionin “Khalifa bin Zajed Al Nahjan” nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Çdo pako ka vlerë prej 50 eurove.

Shoqatat “Gjysmëhëna e kuqe” dhe “Khalifa bin Zajed”, gjatë ditëve të ardhshme, do të shpërndajnë gjithsej 2600 pako në tërë Republikën e Kosovës.

Të rikujtojmë qëviti 2019 nga EBA-ja është shpallur vit i tolerancës, stabilitetit, bashkëjetesës dhe i diversitetit.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…