Prishtinë, 8 maj 2020

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Diasporës vlerëson lartë kontributin e Mërgatës Shqiptare në Diasporë, e në këtë kontekst edhe të Qendrave islame shqiptare të cilat me punën dhe aktivitetin e tyre kanë kontribuar në kultivimin e ndjenjave të atdhedashurisë për vendlindjen, pastaj për ruajtjen e gjuhës si dhe të traditës sonë kombëtare e fetare. Drejtori i Diaspoprës Ekrem ef, Simnica me anoj të një njoftimi falënderon mërgatën tonë që kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm mbarëvajtjen e Institucioneve fetare islame arsimore të Bashkësisë Islame, përmes Sadakatul-Fitrit, Zekatit, Kurbanit dhe ndihmave tjera materiale. Për të gjitha këto, Lusim Zotin e Madhërishëm që t’ju shpërblejë me mirësitë e Tij të pakufishme. Andaj edhe kësaj radhe kërkojmë nga Ju që të na përkrahni materialisht përmes Sadekatul-Fitrit, Zekatit si dhe ndihmave të tjera, për mirëmbajtën e Institucioneve fetaro – arsimore të BI-së siç janë Medresetë, FSI, Institutet e Hivzit etj.

Sadekatul-Fitrin dhe Zekatin mund ta dërgoni në këtë llogari rrjedhëse:

NLB BANKA

Përfituesi: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

Nr.Llog & IBAN: XK05 1700200100103672

Swiftcode: NLPRXKPR

Adresa: St. Ukshin Hoti 124,

10000 Prishtina, Kosovo

E Lusim Allahun e Plotfuqishëm që të na e këtë pranuar agjërimin dhe ibadetet e muajit të Ramazanit!

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…