Prishtinë, 5 shator 2013

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot Kryesuesin e Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur,  z. Prenk Gjetaj, i cili  shoqërohej nga z. Kushtrim Gara- udhëheqës i Njësisë se KQPZH-se, z. Agim Gashi – shef i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kushtrim Koci- zyrtar i KNNK – misioni në Kosovë.

z.Prenk Gjekaj falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë dhe për kontributin e BIK dhe Bashkësive tjera fetare që kanë dhënë në lehtësimin e dhimbjeve të familjarëve gjatë rivarrimeve të dëshmorëve që ranë në altarin e lirisë gjatë luftës së fundit në vendin tonë.
z. Gjetaj e njohu Myftiun me punën  dhe angazhimin që ka bërë Komisioni qeveritar për të zhdukurit në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq dhe me institucionet tjera relevante në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Myftiu Tërnava e falënderoi për vizitën në BIK dhe çmoi rolin dhe kontributin e madh që po bënë Komisioni në qetësimin e familjarëve dhe vet dëshmorëve me rastin e gjetjes dhe rivarrimit të tyre.
“Puna që po bëni ju është e shenjtë dhe do keni shpërblimin të madh nga Zoti Fuqiplotë”- tha, ndër të tejra, Myftiu Tërnava.
Myftiu Tërnava mysafirëve ua dhuroi edhe nga një libër të Monografisë së Imamëve dëshmor të luftës së fundit në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…