Në mënyrë solemne, nën këndimin e tekbireve Myftiu i Republikës së Kosovës, mr. Naim ef Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e vet, përfaqësues të KBI të Ferizajt, dhe shumë xhematlinj, më 3 shtator 2013 preu shiritin hapjes së xhamisë së re të ndërtuar në fshatin Biti (Shtërpcë). Në këtë eveniment fetar, mori pjesë edhe Reis-ul ulema i BFM, Sulejman ef Rexhepi me bashkëpunëtorë. Poashtu në këtë përurim morën pjesë nënkryetari i KK të Shtërpcës, Beqir Fejzullahu, përfaqësues të PK-së nga rajoni i Ferizajt  etj. 

Në fjalën e tij duke iu uruar xhamin e re, xhematlinjtë e kësaj ane, Myftiu i Republikës së Kosovës, mr Naim ef. Tërnava pos tjerash theksoi se Bashkësia  Islame e Kosovës (BIK) vazhdimisht  ka qëndruar dhe përkrahur xhematin duke iu krijuar atyre kushte dhe ambiente e hapësira të bollshme për kryerjen e ibadeteve dhe obligimeve tjera fetare.”Ne si Bashkësi Islame e Kosovës, vazhdimisht na vin kërkesa nga xhemati jonë anekënd Kosovës. Ne ende kemi nevojë për të ngritur xhami të reja. Xhamia ka luajtur rol në ngritjen e shtetit islam, që botës i solli liri, dije e prosperitet. Uroj edhe përshëndes edhe imamin Avdyl ef. Hasanin i cili është një punëtorë i palodhshëm dhe me vetëmohim të pashoq ka përcjellur dhe insistuar në ngritjen e kësaj xhamie”, është shprehur Myftiu Tërnava. Ai në vazhdim tha të pranishmëve ua ka  përkujtuar ajetin kuranor se ndërtimi dhe rindërtimin e xhamive e bëjnë ata besimtarë të cilët kanë imanin e thellë në Allahun xh.sh dhe në Ditën e Gjykimit … Unë falënderoj edhe donatorin por edhe organet komunale për kontributin e dhënë që ky projekt  sot është i ndërtuar. Këtu afër është edhe shkolla e fshatit që së bashku do ta plotësojnë mozaikun e këtij fshati dhe që të dyja janë në funksion të xhematit dhe ndërtimit dhe edukimin e gjeneratave të reja. Këtë eveniment e kë përshëndetur kryetari i KBI të Ferizajt Fehmi Mehmeti, Reis-ul ulema i BFM, Sulejman ef Rexhepi, nënkryetari i KK të Shtërpcës, Beqir Fejzullahu dhe  Rashid Xharuni ,drejtor i Kosova për Ndihmë dhe Zhvillim (KAD). Imami i këtij fshati Abdyl ef.Hasani me përkushtim e devotshmëri ka kryer për 40 vitesh radhazi dhe po kryen detyrën e imamit, mualimit dhe vaizit në këtë xhami. Ai ndjehej shumë i lumtur dhe nuk mundte t’i fshihte emocionet e gëzimit dhe të haresë “Rindërtimi i kësaj xhamie ka një rëndësi historike dhe strategjike për shkak të konfiguracionit që ka në këtë anë. Falënderoj Kryesinë e BIK, dhe organizatën nga Kuvajti si dhe organet komunale që kanë ndihmuar në këtë rast”, iu ka thënë të pranishmëve Abdyl ef. Hasani.
Në fund të këtij evenimenti u ndanë disa mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në finalizimin e ngritjes së kësaj xhamie.{gallery}bitia{/gallery}
Xhamia e fshatit Biti  ka një sipërfaqe prej më shumë se 200m2. Llogaritet të ketë hapësirë për mbi 300 xhematlinjë për ta falur namazin. Ndërtimi i kësaj xhamie kishte filluar në maj të vitit 2012 dhe ka përfunduar po atë vit, më 26 nëntor.
 Ndërtimi i saj është mundësuar nga organizata KAD në bashkëpunim dhe mbikëqyrjen e BIK-së dhe ka kapur shumën prej 98 mijë euro. Xhamia ka minaren në lartësi prej 30 metra.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…