Prishtinë, 9 shtator 2013

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava priti sot në takim njohës ambasadoren e Francës në Prishtinë, znj.Maryse. Myftiu Tërnava falënderoi ambasadoren franceze për kontributin e shtetit dhe popullit francez për Kosovën si para luftës pas saj si dhe pas pavarësisë në fushën e shtetndërtimit. Po ashtu Myftiu Tërnava e njohu ambasadoren për punën e BIK, organizimin e jetës fetare në Kosovë, funksionimin e institucioneve fetare arsimore si dhe të forumeve të BIK. Ambasadorja Maryse Daviet, falënderoi Myftiun për pritjen dhe për informimin mbi funksionimin e BIK. Ambasadorja franceze znj. Maryse Daviet çmoj lart edhe rolin e BIK dhe të myftiut Tërnava në ruajtjen dhe kultivimin e tolerancës e harmonisë ndërfetare në vend. “Besoj që shembulli i tolerancës fetare te popullit shqiptar mund të shërbej si shembull për popujt tjerë se si duhet të respektohet besimi e njeri -tjetrit”, tha mes tjerash ambasadorja, zj. Maryse Daviet.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…