Kryesia e BIK, përkatësisht Sektori për Diasporë, të hënën, më 5 gusht, shtoi iftar për përfaqësuesit e diasporës ku qenë të pranishëm mërgimtarët tanë nga shtetet e Evropës dhe SHBA-ve si dhe përfaqësues të Qendrave Islame-Shqiptare që veprojnë në vendet perëndimore.
Është ky iftari i parë që e shtron Kryesia i BIK për mërgimtarët tanë, e i cili tash e tutje do jetë tradicional.
Në iftar qenë të partishëm Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, Ministri i Diasporës, Ibrahim  Makolli, përgjegjësi për diasporë në Kryesinë e BIK, Ekrem Siminca si dhe të ftuar të tjerë.

Myftiu Tërnava pasi përshëndeti  i falënderoj përfaqësuesit e mërgatës për pjesëmarrjen në iftarin e shtuar nga Kryesia e BIK. Myftiu në fjalën e tij përshëndetëse vuri në pah  rolin e mërgatës tonë për  lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Myftiu çmoj lartë edhe organizimin që ka bërë mërgata janë në qendrat islame shqiptare të cilat përveç rolit në aspektin fetar kanë luajtur rol të rëndësishëm në kultivimin e kulturës, gjuhës e identitet tonë kombëtar e fetar.
Të pranishmit në iftari i përshëndeti edhe ministri i diasporës në qeverinë e Kosovës, z. Ibrahim Makolli dhe përgjegjësi për diasporë në Kryesinë e BIK, Ekrem ef. Simnica.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…