Prishtinë, më 20 nëntor 2024

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot selinë e re qendrore, me frigodhomat, depo të kapaciteteve të larta dhe zyrat për administrimin e aktiviteteve humanitare. Falë këtij investimi pritet të rriten kapacitetet dhe efikasiteti i shoqatës në ofrimin e ndihmës për ata që kanë më së shumti nevojë.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, si dhe një delegacion i lartë nga Katari, i përbërë nga drejtori i Çështjeve Fetare në Ministrinë e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare Islame të Katarit, Muhamed al Menai dhe zëvendësi i tij, dr. Sead al Kawari, si mbështetës të këtij projekti.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë kësaj ceremonie numëroi disa prej rezultateve konkrete humanitare të “Bereqetit”, teksa tha se aktivistët e saj do të vazhdojnë të jenë pranë secilës familje nevojtare.

“Këta burra e gra në mënyrë aktive janë pranë secilës familje nevojtare dhe si të tillë do të vazhdojnë të mbesin. “Bereqeti” brenda vitit ndihmon 50 mijë familje me produkte ushqimore dhe higjienike, ndërsa vetëm brenda dy viteve të fundit ka dhuruar 400 ton mish kurbani te secila kategori e shoqërisë”, tha Myftiu Tërnava.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti shoqatën “Bereqeti” shoqatë bamirëse të besueshme nga shteti i Kosovës dhe mbi të gjitha e konsideroi si shoqatë të dobishme e të mirë për qytetarët e vendit.

“Bereqetin” e kemi mbështetur me rreth gjysmë milioni euro dhe kjo është dëshmia më e mirë se “Bereqeti” është shoqatë bamirëse e besueshme nga shteti i Republikës së Kosovës dhe mbi të gjitha është shoqatë e mirë dhe e dobishme për qytetarët e vendit”, tha kryeministri Kurti.

Në anën tjetër mbështetësit e kësaj selie të re, u shprehen të gëzuar që po dëgjojnë rezultate të jashtëzakonshme të “Bereqetit” në bamirësi.

“Ky është një donacion jo vetëm në Kosovë, por është një donacion që dhurohet në të gjitha vendet e botës, aty për t’iu ndihmuar bashkësive fetare simotra anembanë dhe përmes tyre edhe qytetarëve të atij vendi. Andaj jemi shumë të gëzuar sot që po dëgjojmë rezultate sikur këto të “Bereqetit”, tha Muhamed al Menai nga Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare Islame të Katarit.

Krejt në fund drejtori i “Bereqetit”, z. Behxhet Ajvazi, tha se angazhimi në bamirësi është prej mësimeve fetare dhe si rrjedhojë edhe duhen të falënderohen mbështetësit e “Bereqetit”.

Ndihma dhe solidaritet është një prej mësimeve që na mëson feja islame dhe sigurisht që secili prej neve dëshiron të jetë pjesë e veprave të mira. Nuk do të isha i drejtë nëse nuk do të falënderoja, shtetin e Katarit, Qeverinë e Kosovës, donatorët vendorë dhe ndërkombëtarë për mbështetjen e ofruar.

Shoqata “Bereqeti” qysh nga themelimi ka qenë pranë secilës familje nevojtare. Në fund të kësaj ceremoni u bë edhe një dua me rastin e inaguirmit të saj.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…