Libia të formalizoj njohjen e pavarësisë së Kosovës

Myftiu Kosovës, Mr. Naim  Tërnava u prit sot në Tripoli të Libisë nga kryetari aktual i Parlamentit të Libisë, Dr. Giuma Ahmed Atigha, të cilin Myftiu pasi e falënderoi për pritjen, e njohu atë me arritjet e Kosovës dhe kontributin e ndihmën që kanë dhënë faktorët ndërkombëtar për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Myftiu Tërnava, tha se Kosova tanimë paraqet një storie të suksesit të angazhimit ndërkombëtar, ndërsa shteti i Kosovës ka stabilizuar rajonin.
Ndërsa, kryetari i Parlamentit të Libisë, Dr. Giuma Ahmed Atigha e njohu Myftiun me gjendjen në Libi, arritjet, sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet Libia pas Revolucionit.
 Në takim me kryetarin e Parlamentit të Libisë, Dr. Giuma Ahmed Atigha, Myftiu Tërnava kërkoi që sa më parë autoritetet libiane ta formalizojnë  njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Po sot, Myftiu Tërnava iu drejtua me shkresë Parlamentit të Libisë për formalizmin e njohës së Kosovës.
Myftiu, po ashtu, u bëri thirrje deputetëve libian që të vizitojnë Kosovën dhe të njihen nga afër me rezultatet që ka shënuar Kosova në shtetndërtim.
Gjatë qëndrimit në Libi, Myftiu Tërnava është pritur edhe nga Myftiu i  Libisë, Sadik el Garjani, pastaj nga  udhëheqësi i Këshillit të Luftëtarëve të Libisë,  Mustafa Sagezli, si dhe me zyrtarët e ministrisë së vakëfeve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…