Prishtinë, 30 maj 2013
Myftiu Kosovës, Naim Tërnava prit sot përfaqësuesit e Bankës Islame për Zhvillim – IDB me seli në Xhedë, zyrtarë të departamentit për zhvillimin dhe avancimin e vakëfeve të kryesuar nga Dijab Karar Ahmed dhe Muhamed Ahmed Salem.
Myftiu Tërnava falënderoj përfaqësuesit e IDB për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës dhe i njohu ata me gjendjen e vakëfeve në Kosovë për çka tha se mbi 90% e vakëfeve janë nacionalizuar, uzurpuar e tjetërsuar gjatë sistemit komunist. Myftiu po ashtu tha se në Kosovë akoma nuk është miratuar ligji për rikthimin e pronave te uzurpuara nga shteti, gjë që ka vështirësuar punën dhe aktivitetet normal të Bashkësisë Islame.
Në takimi Myftiu posaçërisht i falënderoj mysafirë për gatishmërinë që të financojnë projektet e BIK në vakëfeve si një prioritet i kryesor i BIK.
z.Dijab Karar Ahmed falënderoi Myftiu për pritjen e ngrohte dhe shprehu gatishmërinë e Bankës Islame për Zhvillnim IDB të ndihmoj BIK në zhvillimin e vakëfeve dhe ky është qëllimi i vizitës tonë në Kosovës.