Imamët e Kosovës thërrasin për shmangie të duhanit në ditën ndërkombëtare kundër tij Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Me rekomandim të Myftiut të Republikës së Kosovës, Naim ef. Ternava, në të gjitha xhamitë e Kosovës, nga mimberet e tyre, imamët e nderuar, bën apel dhe thirrën popullatën kosovare që menjëherë të shmangin konsumimin e duhanit, si një e keqe që dita ditës po shtohet gjithnjë e më shumë, e që po merr shumë jetë. Të kontaktuar nga Kryeimami Bajgora, secili Këshill vendor i BIK, morri përsipër që të obligoj stafin e tij – imamët, që një pjesë të ligjëratës së ditës së premte, t’ia kushtojnë dëmeve që sjell pirja e duhanit, gjegjësisht rrespektimit të ndalesës së konsumimit të tij në ambientet publike.Secili nga imamët sensibilizoi opinionin, duke përmend me theks të veçant statistikat e dala nga Organizata Botërore e Shëndetësisë , që padyshim ishin mjaft shqetësuese faktet rreth numrit të duhanpirësve, aq më tepër të atyre personave të mitur, nën 10 vjeç, pastaj numri i të sëmurëve me kancer si pasojë e konsumit të duhanit , e kështu me rradhë. Lijgjëratat u mbajtën në ditën ndërkombëtare kundër duhanit, me 31 maj 2013, e premte.