Myftiu Tërnava priti kryetarin e Arnavutkoy Ahmet Hashim Prishtinë, 28 maj 2013 Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava priti sot kryetarin e komunës së Arnavutkoy të Stambollit, z. Ahmet Hashim i cili po qëndron për vizitë në Kosovë. Me këtë rast Myftiu Tërnava falënderoi z. Ahmed Hashim për vizitën në selinë e Kryesisë së BIK-së dhe e njohu me zhvillimet dhe proceset nëpër të cilat po kalon BIK.Në takim Myftiu gjithashtu e njohu mysafirin edhe me funksionim e institucioneve të BIK.Ndërsa, Kryetari i Arnavutkoy z. Hashim pasi falënderoj Myftiun për pritjen e ngrohtë dhe për rolin e BIK në begatimin e jetës fetare Kosovë u shpreh se janë të gëzuar me zhvillimet dhe sukseset që ka shënuar Kosova për një kohë të shkurtë.