Më 21 maj Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava priti presidentin e organizatës Europian Muslims League” Alfredo Maiolese me rezidencë në Bern (Zvicër). Në këtë takim Myftiu Tërnava njoftoi për së afërmi mysafirin për historikun e BIK-së, zhvillimin e jetës fetare si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion. Nga ana e tij presidenti Maiolese shprehu kënaqësinë për mirëpritjen dhe prezantoi para Myftiut Tërnava qëllimin dhe ecurinë mbi proceset dhe trendët nëpër të cilat po kalojnë myslimanët në Evropë.
Nga ana tjetër z Maiolese premtoi se do të bëjë një ftesë zyrtare për Myftiun Tërnava për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Islami dhe diplomacia” që do të mbahet më 9 qershor të këtij viti në Gjenova (Itali). Maiolese. Ka përvojë të gjatë në dialogun mes Italisë dhe Lindjes së Mesme..Ai u konvertua në islam para 20 vitesh dhe është ekspert në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ambasador i paqes. Ka gradën shkencore në marrëdhënie ndërkombëtare, ka një karrierë të bujshme politike e diplomatike, është përfaqësues i Ministrisë së Vakfit dhe çështjeve islame të Kuvajtit në qeverinë italiane. Është këshilltarë fetar në qeverinë lokale të Gjenovasë, zëdhënës i komunitetit mysliman në Gjenova, President i akademisë diplomatike të Gjenovasë, anëtarë i akademisë diplomatike (Angli), anëtarë i këshillit akademik të Universiteti të paqes (Zvicër). Ka mbajtur një sërë ligjëratash në universitete të shteteve të ndryshme si në Itali,Kuvajt e gjetiu. Zotëron gjuhën frënge, angleze dhe arabe si dhe gjuhën italiane si gjuhë amtare.