Prishtinë 21.05.2013

Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur mbledhje me përgjegjësit e të rinjve pranë këshillave të Bashkësisë Islame,  të cilët në këtë detyrë janë caktuar më parë, me çka edhe behët shtrirja e Departamentit të të rinjve në terren.
Takimi ashtu si ishte e paraparë filloj në ora 11:00. Hapja e tubimit u bë me disa ajete Kur’anore të lexuara nga imami përfaqësuesi i degës së Pejës Muhamed Mavraj. Më pas fjalën e  morri udhëheqësi i Departamentit për të rinj pranë BIK-ut Mr. Fitim Gashi i cili i përshëndeti të pranishmit duke u uruar mirëseardhje . Në takim ishte i pranishëm edhe Kryeimami i Republikës së Kosovës Sabri ef. Bajgora i cili është njehërit edhe përgjegjësi kryesor për këtë sektor.

Përveç përkrahjes të pa rezervë që kryeimami ofroj për të gjithë përfaqësuesit  të degëve, përgëzimeve dhe lëvdatave për punën e deritashme Kryeimami i  njoftoj të pranishmit edhe për angazhimet e tij ne lidhje me futjen e edukatës fetare nëpër shkollat publike, rreth angazhimit të tij në komisionin ndërqeveritar për liritë fetare të formuar nga Kryeministi i Kosovës z. Hashim Thaçi ecurinë e punës së këtij komisioni përvojat e fituara nga vizitat në shtetet Evropiane etj, si dhe zgjedhjen e problemit të mbulesës për të nxënëset myslimane në shkollat publike, poashtu Kryeimami Bajgora njoftoj të pranishmit edhe për e kryesisë për ndërtimin e xhamisë qendrore si dhe proceset e angazhimet e Kryesisë në përgjithësi .
Në këtë takim ishin të pranishëm gjithsej18 përfaqësues nga komunat të ndryshme të vendit, ku u diskutuan raportet për vitin 2012 si dhe suksesi i planit për vitin e kaluar.  Të pranishmit po ashtu diskutuan dhe hartuan një plan të veprimit për vitin 2013 – 2014.

Takimi mbaroi ne orën 14:00

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …