Prishtinë, 16 shkurt 2013
Zëvendëskryetari i DIJANET-it të Turqisë, prof. dr. Hasan Kamil Yilmaz i shoqëruar nga prof dr. Mahmut Erol Kilic – sekretar i përgjithshëm i Unionit të Parlamenteve të Shteteve të Organizatës për Bashkëpunimit Islamik, (OIC ) dhe prof. dr.  Mahmut Kara – ligjërues në Universitetin “Uludag” të Bursës ishin për një vizitë dy ditore në Kosovë. Vizite kjo e koordinuar mes Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe koordinatorit të DIJANET-it turk në Kosovë z. Idris Keskin.

Myfti Tërnava mysafirëve u shprehi mirëseardhje në Kosove dhe i njohu me zhvillimet dhe funksionimin e jetës fetare në Kosove . Myftiu Tërnava foli mbi  marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës  dhe shtetit turk e në këtë kontekst edhe mes BIK dhe DIJANET-it .
Zëvendëskryetari i DIJANET-it, Hasan Kamil Yilmaz falënderoi Myftiun për mirëpritjen e ngrohtë e vëllazërore si dhe e përgëzoj dhe  për punën dhe përkushtimin e BIK-ut në avancimin e  marrëdhënieve mes dy popujve  dhe për progresin që po shënon BIK në fushat  të ndryshme të jetës fetare, kulturore e sociale të Kosovës.
Mysafirët i uruan Myftiu 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe përmes tij të gjithë kosovarët me mesazhin se ardhmëria e këtyre trojeve do te jetë edhe më e mirë dhe se nuk ka vend për pesimizëm .
Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë u organizua edhe një panel shkencor në Prizren me temë “Islami dhe Tesavufi” ku ligjëruan profesorët e nderuar mbi historikun zhvillimin dhe rëndësinë e Tesavuffit të drejt sunit të bazuar në Kuran dhe Sunet larg devijimeve dhe hamendjeve që injorantet i veshin atij me paditurinë dhe injorancën e tyre.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…