Prishtinë, 29 nëntor 2012

Deklaratë e Myftiut të Kosovës me rastin e lirimit  të Ramush Haradinaj
nga Tribunali i Hagës

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava përshëndet vendimin e sotëm të Tribunalit të Hagës me të cilin jepet pafajësia e Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Vendimi i sotëm i Tribunalit, edhe njëherë rikonfirmon qartë luftën e drejtë të UÇK-së,  rikonfirmon vlerat  sublime të luftës dhe karakterin e saj çlirimtar, si dhe rikonfirmon pastërtinë e udhëheqësve e ushtarëve të saj.

 

Vendimi për lirimin e Ramush Haradinajt dhe shokëve të tij është i një rëndësie të veçantë së pari për UÇK-në, Kosovën, skenën politike e institucionale të saj, për ne dhe familjen Haradinaj, sepse katërciprisht nga drejtësia ndërkombëtare dëshmohet pafajësia për çlirimtarët tanë.
Me këtë rast, uroj familjet Haradinaj,  Barhimaj e Balaj, uroj skeptrin politik e institucional, si dhe uroj të gjithë shqiptarët për triumfimin e drejtësisë dhe kthimin faqebardhë të ish-çlirimtarëve në Kosovë.

 

Me respekt,

Myftiu i Kosovës
Mr. Naim Tërnava

  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: Konkurs për këtë vend…
  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…