Telegramngushëllimi

Prishtinë, 12 shtator 2012

Nga: Myftiu i Kosovës / Mr. Naim Tërnava
Për: Ambasadoren amerikane në Kosovë / Znj. Tracey Jacobson.

TELEGRAMNGUSHËLLIMI

E nderuara zonja ambasadore, Jacobson!

Me shqetësim morëm lajmin sot për sulmin mbi konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, ku pësoi rëndë misioni i juaji diplomatik, që për fat të keq humbi jetën ambasadori juaj atje, Christopher Stevens dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me këtë rast, zonja ambasadore  pranoni ngushëllimet tona të sinqerta, dhe njëkohësisht shprehim solidaritetin e plotë me familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin amerikan.

Sulmet e tilla janë akte terroriste që kanë për qëllim ndaljen e proceseve demokratike dhe instalimin e regjimeve ideologjike e kriminale.

Sulmi mbi misionin amerikan është sulm mbi vlerat demokratike, universale dhe qytetëruese.

 Jam i bindur që sulmi i sotëm në Bengazi nuk paraqet ambiciet e populli libian i cili ka vuajtur mjaft nga regjimi i Gadafit.

Zonja ambasadore, përmes jush ngushëllojmë edhe presidentin Obama, sekretaren Klinton, familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin amerikan.
 

Me respekt,

Myftiu i Kosovës,

Mr. Naim Tërnava

  • Tender

    Datë: 27 Mars 2023 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republi…
  • Konkurs

    Datë: 27 mars 2023Këshilli i Bashkësisë Islame në Viti shpallë: KONKURS Për plotësimin e v…
  • Konkurs

    Datë: 24 mars 2023Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Datë: 27 Mars 2023 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republi…