Prishtinë, 26 maj 2019
Këshilli i Bashkësisë Islame i Fushë Kosovës, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Bereqeti”, për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, u ka shpërndarë këto ditë 150 pako ushqimore familjeve skamnore në Komunën e Fushë Kosovës.
Pajazit ef. Tërnava, kryetar i KBI-së së Fushë Kosovës, falënderoi Kryesinë e Bashkësisë Islame që, nëpërmjet shoqatës “Bereqeti”, vazhdimisht po u del në ndihmë familjeve skamnore për nder të muajit të bekuar Ramazan, ai u shpreh: “Ndihmat e tilla janë shumë të mirëseardhura dhe shoqata humanitare “Bereqeti”, asnjëherë nuk ka ngurruar dhe vazhdimisht ka ndihmuar nevojtarët, andaj edhe këto ndihma janë të mirëseardhura që t’ua japim familjeve të varfra dhe atyre me nevojë. Nevoja është shumë e madhe për ndihma, ne po mundohemi që t’u dalim në ndihmë familjeve që kanë nevojë më të ngutshme, me anë të këtyre pakove ushqimore mundohemi që të zbusim sadopak gjendjen e rëndë ekonomike që kanë këto familje skamnore të komunës së Fushë Kosovës dhe që t’i gëzojmë familjet e varfra dhe ato familje që kanë nevojë që edhe ata të ndiejnë gëzimin për Ramazan”,- tha ai.

Ndihmat përveçse janë shpërndarë në familjet me nevojë, ato janë shpërndarë edhe në organizatat që veprojnë ne komunën e Fushë Kosovës si: Organizata e Veteranëve të UÇK-së, Organizata e Invalidëve të Luftës, Organizata e Grave të Prekura nga Dhuna, Lidhja e Invalidëve dhe Viktimave Civile dhe e të Zhdukurve në Kosovë,SOS fshati i fëmijëve Fushë Kosovë etj.

Kryetari Tërnava tha se aktivitetet e tilla humanitare do të ketë edhe në ditët në vijim të Ramazanit.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…