Prishtinë, 21 maj 2019

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e Natës së Madhe të Bedrit, shtroi iftar tradicional në medresenë “Alauddin” në Prishtinë për strukturat drejtuese të këshillave vendorë dhe për institucionet dhe organet e tjera të BIRK-ut.
Myftiu Tërnava, pasi i përshëndeti dhe falënderoi përfaqësuesit e këshillave për punën që bëjnë, foli edhe për përgjegjësitë që kanë në raport me besimtarët dhe institucionin e BIRK-ut, dhe njëherazi kërkoi përgjegjësi, vendosmëri dhe përkushtim në kryerjen e të gjitha detyrave në shërbim të besimtarëve dhe të vendit.

“Vlera e këtij muaji iu shtua atëherë kur Allahu xh.sh. zbriti Kuranin në këtë muaj, Natën e Kadrit. Shumë ndodhi ndodhën në këtë muaj përgjatë historisë e njëra ndër to është edhe Lufta e Bedrit. Dritat e asaj lufte shndritën botën mbarë dhe kanë arritur edhe te ne dhe ne sot i përkasin besimit islam që e ruajmë thellë në shpirtin tonë”- tha Myftiu Tërnava

Ai më pas tha se adhurimi ndaj Allahut duhet të jetë në vazhdimësi, por Muhamedi a.s. e veçonte dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Adhurim dhe përkushtim, lutje e ibadet, sadaka e mirësi e shumë gjëra të tjera të mira i bënte më veçanërisht në këtë muaj.

Në fund, Myftiu Tërnava porositi të pranishmit që të shtojnë edhe më shumë lutjet, ibadetet dhe përkushtimin ndaj Zotit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…