16 maj 2019
Për vendin e punës asistent i shefit të kabinetit të Myftiut të Republikës së Kosovës.
Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:
Të ketë përgatitje superiore (është përparësi ta ketë të kryer Medresenë)
- Të njohë punën me kompjuter,
- Të njohë një gjuhë të huaj (arabisht, anglisht, turqisht etj.).
Dokumentet e nevojshme:
Kërkesa së cilës i duhen bashkëngjitur këto dokumente: - Diploma e shkollës së mesme dhe ajo e fakultetit
- Vërtetimi për përvojën e punës
- Dëshmi për njohjen e punës me kompjuter
- Dëshmi për njohjen e një gjuhe të huaj
- Certifikata e lindjes
- Certifikata e shëndetit (e mjekut)
- Certifikata se nuk është nën hetime,
- CV-ja – të dhënat personale.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale!
Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga dita e publikimit në web faqen e Kryesisë së BIK-ut.
Dokumentet e kompletuara dorëzohen në sekretarinë e Kryesisë së BI-së.
Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim