Konkurs 16 maj 2019 Për vendin e punës libërshitës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte: Të ketë përgatitje superiore (përparësi të ketë të kryer Medresenë), Të ketë tre vjet përvojë pune në Bashkësinë Islame,Të njohë punën me kompjuter,Të njohë një gjuhë të huaj (arabisht, anglisht, turqisht etj). Dokumentet e nevojshme: Kërkesa së cilës i duhen bashkëngjitur këto dokumente:Diploma e shkollës së mesme dhe e fakultetit,Vërtetimi për përvojën e punës,Dëshmi për njohjen e punës me kompjuter,Dëshmi për njohjen e një gjuhe të huaj,Certifikata e lindjes,Certifikata e shëndetit (e mjekut),Certifikata se nuk është nën hetime,CV – të dhënat personale. Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale. Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga dita e publikimit në web faqen e Kryesisë së BIK-së. Dokumentet e kompletuara dorëzohen në sekretarinë e Kryesisë së BI-së. Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.