Konkurs 16 maj 2019 Për vendin e punës disenjator (dizajner) të botimeve të Bashkësisë Islame Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte: Të ketë kryer fakultetin e Dizajnit (përparësi të ketë të kryer Medresenë ), Të ketë tre vjet përvojë pune në profesion,Të njohë punën me kompjuter,Të njohë një gjuhë të huaj. Dokumentet e nevojshme: Kërkesa së cilës i duhen bashkëngjitur këto dokumente:Diploma e shkollës së mesme dhe e fakultetit,Vërtetimi për përvojën e punës,Dëshmi për njohjen e punës me kompjuter,Dëshmi për njohjen e një gjuhe të huaj,Certifikata e lindjes,Certifikata e shëndetit (e mjekut),Certifikata se nuk është nën hetime,CV – të dhënat personale. Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale. Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga dita e publikimit në web faqen e Kryesisë së BIK-së. Dokumentet e kompletuara dorëzohen në sekretarinë e Kryesisë së BI-së. Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.