Konkurs 16 maj 2019 Për vendin e punës asistent i shefit të kabinetit të Myftiut të Republikës së Kosovës. Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte: Të ketë përgatitje superiore (është përparësi ta ketë të kryer Medresenë) Të njohë punën me kompjuter,Të njohë një gjuhë të huaj (arabisht, anglisht, turqisht etj.). Dokumentet e nevojshme: Kërkesa së cilës i duhen bashkëngjitur këto dokumente:Diploma e shkollës së mesme dhe ajo e fakultetitVërtetimi për përvojën e punësDëshmi për njohjen e punës me kompjuterDëshmi për njohjen e një gjuhe të huajCertifikata e lindjesCertifikata e shëndetit (e mjekut)Certifikata se nuk është nën hetime,CV-ja – të dhënat personale. Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale!Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga dita e publikimit në web faqen e Kryesisë së BIK-ut. Dokumentet e kompletuara dorëzohen në sekretarinë e Kryesisë së BI-së. Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim