Prishtinë, 21 prill 2019
Ipeshkëvit të Kosovës, Dodë Gjergjit
I nderuari ipeshkëv Dodë Gjergji,
Me rastin e festës së Pashkëve, kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi, si dhe në emër të besimtarëve të besimit Islam, t’u përcjell Juve personalisht, bashkëpunëtorëve tuaj si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik urimet e mia më të sinqerta duke u dëshiruar gjithë të mirat e begatitë e Zotit.
Zotni ipeshkëv, festat fetare te populli ynë gjithherë kanë qenë momente që na kanë bashkuar në të mirë, na kanë bërë më humanë, më unikë e më të dashur dhe nëpërmjet këtyre vlerave edhe kemi ndërtuar një trashëgimi të pasuar që për zanafillë ka respektin, dashurinë, mirëkuptimin, ndërgjegjësimin, paqen e qetësinë, themele këto mbi të cilat kemi ngjitur harmoninë e mirëkuptimin ndërfetarë, që tanimë janë vlera e dalluese të popullit tonë.
Uroj që edhe mesazhet dhe porositë që dalin nga festa e Pashkëve të jenë si gjithherë në funksion të fisnikërimit të popullit tonë dhe të gjithë popujve në botë.
I nderuari ipeshkëv Gjergji
Duke ju përshëndetur vëllazërisht edhe njëherë ju uroj Juve, i nderuari ipeshkëv dhe gjithë besimtarët katolik, urime Pashkët, paqe, lumturi, harmoni dhe begati paçi në familjet tuaja.
Me respekt,
Myftiu i Kosovës,
Naim ef. Tërnava