Më 25.04.2012, në fshatin Shajkoc (Podujevë) në prani të strukturave më të larta të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), KBI të Podujevës, zyrtarë nga KAD-i që ishin përfaqësues edhe të donatorit për rindërtimin e xhamisë dhe shumë xhematlinjëve  u vu gurthemeli për rindërtimin e xhamisë. Imami i xhamisë së fshatit  Shaban ef. Mulolli iu ka dëshiruar mirëseardhje mysafirëve,  duke përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe falënderuar për pjesëmarrje në këtë ngjarje të madhe për këtë xhematë.

 

{jathumbnail}Kurse  falënderim të veçantë i bëri donatores së këtij projekti,Ummu Jusuf (Kuvajt) dhe përfaqësuesit të saj për këtë kontribut të çmueshëm. Osman Kurtolli udhëhoqi  këtë ceremoni ku fillimisht  ia dha fjalën Ahmet ef. Sadriut, përfaqësues i Kryesisë së BIK-së  i cili solli përshëndetjet e Myftiut Naim ef Tërnava dhe ka falënderuar implementuesin dhe  donatorin e këtij projekti  dhe xhematin për  rindërtimin e kësaj xhamie. “Ne këtu po e bëjmë një xhami më të madhe dhe kjo është një shenj për të na gëzuar  ngase numri i besimtarëve dhe atyre që vijojnë xhaminë po rritet  prore dhe nevojat po rriten dhe sot  po ngritet një shtëpi e Zotit e cila do t’i plotësojë  nevojat e besimtarëve të fshatit tuaj. E Lusim Zotin që kjo xhami të jetë simbol i unitetit  dhe afrimit  mes njerëzve. Xhamia para luftës por edhe tash po e luan një rol krucial në shoqërinë kosovare. Thotë Allahu xh.sh. ”Vërtet ndërtojnë dhe rindërtojnë xhami  vetëm ata të cilët e besojnë Allahun xh.sh., dhe ditën e gjykimit dhe nuk e e kanë frikën askujt tjetër përveç Allahut”. Rashid Xha’rum drejtor i KAD-it, që ka bërë shumë për Kosovën në ndërtimin e ambulancave, xhamive etj.. Nga ana tjetër Bekim ef Jashari , kryetar i KBI të Podujevës  falënderoi përfaqësuesit e Kryesisë së BIK për kontributin e dhënë për ruajtjen e islamit dhe formimin e brezave të rinj. Ai shtoi se kjo iniciativë e filluar nga ky xhemat na e mundësoi Zoti që me donatorët nga Kuvajti  sot të fillojmë në vënien e gurthemelit të kësaj xhamie dhe me emër të Zotit do të ngrisim edhe xhami të reja në të ardhmen. Në gurthemel ishin të pranishëm prof. Tefik ef Gashi edhe prof. Bajrush ef. Ahmeti, që të dy  veteran të arsimit në Medresenë e Mesme Alauddin në Prishtinë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…