Rindërtohet xhamia në Biti Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Në fshatin Biti (Shtërpcë), më 26 prill, në prani të autoriteteve më të larta të BIK, KBI të Ferizajt, zyrtarëve komunal e shumë xhematlinjëve ka filluar rindërtimi i xhamisë së re. Imami i këtij fshati Abdyl ef.Hasani me përkushtim e devotshmëri ka kryer për 38 vitesh radhazi dhe po kryen detyrën e imamit, mualimit dhe vaizit në këtë xhami. Ai ndjehej shumë i lumtur dhe nuk mundte t’i fshihte emocionet e gëzimit dhe të haresë në këtë inaugurim. “Rindërtimi i kësaj xhamie ka një rëndësi historike dhe strategjike për shkak të konfiguracionit që ka në këtë anë.{jathumbnail} Falënderoj Kryesinë e BIK, dhe organizatën nga Kuvajti si dhe organet komunale që kanë ndihmuar në këtë rast”, iu ka thënë të pranishmëve Abdyl ef. Hasani. Në fjalën e rastin Ahmet ef Sadriu solli përshëndetjet e Myftiut të Kosovës Naim ef Tërnavës dhe të pranishmëve ua përkujtuar ajetin kuranor se ndërtimi dhe rindërtimin e xhamive e bëjnë ata besimtarë të cilët kanë imanin e thellë në Allahun xh.sh dhe në ditën e gjykimit …Kjo javë ishte e bereqetshme pasi anekënd Kosovës së bashku me donatorët kemi nisur ndërtimin e shumë xhamive. Unë falënderoj edhe donatorin por edhe organet komunale për kontributin e dhënë që ky projekt të filloj së ndërtuari. Këtu afër është edhe shkolla e fshatit që së bashku do ta plotësojnë mozaikun e këtij fshati dhe që të dyja janë në funksion të xhematit dhe ndërtimit dhe edukimin e gjeneratave të reja. Fehmi Mehmeti kryetar i KBI të Ferizajt përgëzoi imamin për insistimin permanent që kjo xhami të rindërtohet sot dhe kjo këmbëngulësi tregon sinqeritetin dhe përkushtimin për fjalën e Zotit dhe ngritjen dhe ruajtjen e islamit në këtë vend që nuk ka qenë edhe e lehtë. Në emër të Organizatës. “Kosova për Ndihmë dhe Zhvillim (KAD),donatorit nga Kuvajti foli Shaqir ef Kçiku, që pos tjerash tha se ky inaugurim të jetë një hap i mbarë, ku populli i kësaj ane kanë kushte më të mira për t’iu lutur Zotit dhe për të mos u shpërngulur nga këto troje stërgjyshore të banuar me shqiptarë. Kurse në emër të KK të Shtërpcës këtë inaugurim e përshëndeti Beqir Fejzullahi, i cili konfirmoi se komuna vazhdimisht është në shërbim të KBI dhe të imamëve që të ngrisim xhami e shkolla që të mos shpërngulet popullata shqiptare nga këto anë.