Prishtinë, 25 prill 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga sekretari i Kryesisë, Resul Rexhepi,  qëndruan në Këshillin e Bashkësisë Islame të Pejës, ku u priten nga Kryetari i KBI, Musli ef. Arifaj me bashkëpunëtorë.

Në takim me drejtuesit e KBI, myftiu Tërnava është njohur me projektet dhe prioritet që ka Këshilli i BI. Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë e Kryesisë që të angazhohet në realizimin e projektove të Këshillit, sidomos në ndërtimin e vakëfeve të reja dhe objekteve të infrastrukturës.{jathumbnail}

Më pas, Myftiu Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët takuan imamët e Pejës, të cilëve Myftiu u foli për rolin dhe përgjegjësinë që kanë imamët, në ruajtën, kultivimin dhe avancimin e jetës fetare.
 “Detyra e imamit, është detyrë e shenjët, roli i tij në xhematë, në këshill, në bashkësi dhe në shoqëri është  i rëndësishëm, ngase imami është mësues e prijësi i parë i xhematit dhe edukon e këshillon në aspektin fetar, shpirtëror e edukativ”-tha myftiu Tërnava në fillim të fjalës së tij.
Më tutje, Myftiu u ndal te roli që ka pasur imami në shoqërinë e hershme islame, për se u shpreh: “është i njohur roli që ka laujtur imami në arsimimin, edukimin  dhe organizimin e shoqërisë islame. Të jesh imamë aq sa është nder e krenari, aq është edhe përgjegjësi, ngase dihet që edhe Pejgamberi Muhamed a.s., ka qenë imamë, andaj ne duhet që të kemi kujdes se kemi një mision  mbi vete që na ka lënë amanet vet Pejgamberi.”
“Suksesi i imamit lidhet drejtpërdrejt me xhematin dhe xhaminë, e për të pas sukses ne bashkërisht na duhet angazhimi parimor për të jetësuar amanetin, lartësimin e fjalës së Allahut xh.sh. Gjatë historisë së populli tonë, imamët tanë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha rrjedhat e popullit tonë,  dhe kanë qenë shembull për masën e gjerë. Edhe neve sot na vyen që të jemi unik, që të jemi në funksion të misionit tonë që na takon”- tha ndër të tjerat myftiu Tërnava.
Më pas, Myftiu Tërnava bashkëbisedoj me imamët Pejan.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…