Prishtinë, 25 prill 2012

Të mërkurën, para namazit të drekës në një manifestim rasti në fshatin Çyshk të Pejës nisi ndërtimi i xhamisë, ku përpos banorëve të Çyshkut e rrethinës qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga sekretari i Kryesisë, Resul ef. Rexhepi dhe Nexhmdin Hoxhaj -anëtar i Kryesisë së BIK. Të pranishëm qenë edhe Xhafer Demaj nga Kuvendi Komunal i Pejës, dr. Abdurrezak Edib nga Shoqata “Al Vakf”, Udhëheqësit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Pejës më në krye Musli ef. Arifaj-kryetar, si dhe përfaqësues të fshatit.

 

{jathumbnail}Nevoja për xhami në Çyshk ka qenë e kamotshme, madje për këtë qëllim familja Shala që një kohë ka dhuruar 10 ari trual për xhaminë. Falë angazhimit të Këshillit të BI së Pejës dhe Myftiut Tërnava ndërtimin e xhamisë në këtë fshat e mori përsipër Shoqata “Al-Vakf” nga Arabia Saudite – misioni në Kosovë.
Duke ju drejtuar të pranishmëve të mbledhur në këtë manifestim, Myftiu Tërnava pasi përgëzoj vendasit dhe falënderoj donatorin, Kuvendin Komunal dhe familjen Shala, fillimisht tha se ndihet i privilegjuar që është sot në mesin e besimtarëve të Çyshkut.
“Të nderuar të pranishëm, për të ardhur deri tek kjo ditë që jemi sot është dhënë shumë nga populli ynë, sot këtu jemi për të nisur ndërtimin e xhamisë, e cila -me ndihëm e Zotit- së shpejti do jetë në dispozicion të besimtarëve të kësaj ane, për ta adhuruar Zotin në të.  Mirëpo, me  këtë rast duhet kujtuar të gjitha ata që kanë rënë për lirinë e vendit. Sot, ne këtu kujtojmë dëshmorët dhe viktimat që ka dhënë Çyshku, andaj duhet ditur se gjaku i tyre po shpërblehet me jetësimin e amanetit të tyre”- tha ndër të tjerat Myftiu Tërnava.
Përshëndetën e falënderuan edhe kryetari i KBI së Pejës, Musli Arifaj, përfaqësuesi nga komuna Xhafer Dema, Dr. Abdurrezak  Edib nga shoqata “Al-Vakf”, si dhe imami Nexhemdin Hoxha – xhamia e të cilit mbulon këtë territor deri në ndërtimin e xhamisë këtu.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…