Prishtinë, 24 dhjetor 2018
Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionin në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti takimin vjetor të saj. Në këtë takim morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, drejtori i shoqatës “Bereqeti”, z. Fitim Flugaj si dhe koordinatorët e Këshillave të BI-së.
Fjalën përshëndetëse në këtë takim e mbajti Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili shprehu mirënjohje për punën dhe aktivitetet humanitare që po bën shoqata “Bereqeti”, duke çmuar punën e secilit që ka kontribuar në ecjen para të aktiviteteve të shoqatës. Ai gjithashtu edhe njëherë konfirmoi mbështetjen e pa rezervë të Kryesisë së BIRK-ut për shoqatën dhe do ta ndihmojë atë në të gjitha projektet e saj, në mënyrë që ndihmat dhe aktivitetet humanitare të arrijnë aty ku është nevoja. Ai falënderoi të gjithë bamirësit që i kanë besuar shoqatës “Bereqeti”.
Para koordinatorëve u promovua një video e shkurtër që tregonte aktivitetet e shoqatës të përcjellë nga mediat e vendit.