Prishtinë, 24 dhjetor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim kryetarin e Odës së Avokatëve, dega në Prishtinë, z. Nasuf Hasanin.

Në këtë takim Myftiu Tërnava e njohu mysafirin përkitazi me organizimin dhe funksionimin e BIRK-ut, si dhe për aktivitetet dhe rolin që ka ky institucion në frymën e zhvillimeve të përgjithshme të Kosovës.

Nga ana e tij kryetari Hasani shprehu falënderime për mikpritjen, si dhe çmoi kontributin e Myftiut Tërnava për tolerancën dhe bashkëpunimin që kanë komunitetet fetare në Kosovë, si dhe rolin e BIRK-ut për një Kosovë të qetë. Ai po ashtu uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen si Myfti i BIRK-ut, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në punë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…