Prishtinë, 10 tetor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava dhe delegacioni nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë, i kryesuar nga Adnan Ertem u pritën nga kryetari i Gjakovës, z. Ardian Gjini.

Kryetari Gjini falënderoi Myftiun Tërnava dhe delegacionin nga Turqia për vizitën dhe shprehu se ka një bashkëpunim shumë të mirë me BIRK-un. Ai më tutje shprehu mirënjohjen e thellë për Turqinë dhe popullin e saj për ndihmën dhënë Kosovës, ndërsa vlerësoi lart kujdesin dhe investimin e Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë në restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në Gjakovë.

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Gjini për pritjen dhe theksoi gatishmërinë e BIRK-ut, që së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë të bëjnë restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…