Prishtinë, 11 qershor 2018

Shoqata humanitare bamirëse Bereqeti sonte shtroi iftari për 500 persona. Fitim Flugaj drejtori i Bereqetit tha se në këtë iftar morën pjesë persona nga këto ketegori: të verbër, të hendikepuar, invalidë, pensionistë dhe skamnorë e jetimë. Ka pasur edhe nga organizata e familjeve të dëshmorëve dhe nga ajo e viktimave të luftës
Ai ka falënderuar donatorin nga SHBA-ja “MUSLIMS FOR HUMANITY” nga  Njujorku dhe për interesimin që po tregojnë bashkëatdhetarët tanë atje.
Në veçanti një falënderim i veçantë u shkon vëllëzerve tanë: Ferid Bedrollit, Tahir Kukiqit dhe Dhulkarnejn Vardarit.
Gjithashtu falënderojmë të gjithë ata që kontribuan për realizimin e këtij IFTARI,- tha mes të tjerash drejtori Flugaj duke shtuar se Bereqeti gjithmonë u ka kushtuar vendje këtyre kategorive të shoqërisë.

Gallery Wordpress
Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…