Prishtinë, 11 qershor 2018

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës për muajin e Ramazanit të këtij viti ka angazhuar një ekip, i cili të vizitonte qendrat kryesore shqiptare islame nëpër Evropë. Ky ekip është takuar me bashkatdhetarët tanë, ka mbajtur ligjërata, tribuna, derse e hytbe dhe ka drejtuar namazin e xhumasë dhe atë të teravive. Ekipi pati rast të njihet me rrjedhat dhe funksionimin e qendrave shqiptare islame, si dhe me mënyrat e organizimit të mërgimtarëve në mërgatë.

Vizita në Zvicër

Më 31.05.2018, drejtori për Diasporë Ekrem Simnica, ka vizituar xhaminë “El-Hidaje” në St. Gallen të Zvicrës, ku në pritje të tij kishin dalë xhemati dhe hoxha i nderuar Mehas Alija, nënkryetar i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër. Drejtori Simnica ligjëroi pas namazit të akshamit deri në namazin e jacisë dhe të teravisë. Pas namazit të teravive, ai zhvilloi bisedë të hapur deri në kohën e syfyrit, kaluan çaste të paharrueshme me xhematin dhe kryesinë e xhamisë , të cilët i uroi në emër të BIK-ut dhe organeve udhëheqëse të tij për muajin e Ramazanit, falënderoi për ndihmën dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm për vendlindjen dhe për institucionet fetare-arsimore: Medresenë “Alauddin” dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, duke mbetur me shpresë se mërgata do të vazhdojë me ndihmën dhe kontributin edhe në të ardhmen.

Në këtë kuadër, më 1 qershor 2018, Ekrem Simnica, drejtor për Diasporë në BIK, në kuadër të aktiviteteve të Bashkësisë Islame të Kosovës për muajin e Ramazanit, ligjëroi para namazit të xhumasë dhe mbajti hytbenë, si dhe i priu namazit të xhumasë në xhaminë në qendrën kulturore islame në Vinterthur 2 të Zvicrës, gjegjësisht tek imami Ismail Alili, të cilin edhe e falënderoi përzemërsisht për mikëpritjen e tij dhe të xhematit.
Gjithashtu, ishte për iftar dhe i priu namazit të teravive në Xhaminë e Madhe në qytetin Vinterthur-Zvicër, ku u prit përzemërsisht nga imam i xhamisë Imran Ahmeti.
Në dy këto qendra në Vinterthur drejtori për Diasporè i uroi, i përgëzoi dhe falënderoi imamët, kryesitë dhe xhematin në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të organeve udhëheqëse të saj dhe në emrin e Myftiut Ternava për muajin e madhërishëm të Ramazanit, duke e lutur Zotin për një agjërim të lehtë e të pranuar te Zoti. Gjithashtu ai falënderoi për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm të tyre për vendlindjen dhe për institucionet tona fetare-arsimore: Medresenë “Alauddin” dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Ai shfaqi shpresën se mërgata jonë e mrekullueshme do të vazhdojë me ndihmën dhe kontributin e tyre edhe në të ardhmen.

Më datë 31 maj drejtoi Simnica ishte mysafir në xhaminë El-Hidaje.

Më 2 qershor në kuadër të aktiviteteve të Bashkësisë Islame të Kosovës për muajin e Ramazanit, ishte i ftuar për iftar në xhaminë e qendrës shqiptare “Paqja” ne qytetin Bazel të Zvicrës.
Para namazit te drekës xhematit të xhamisë drejtori Simnica iu drejtua me ligjeratë, ku fillimish në emër të Kryesisë së BIRK-ut u percolli përshëndetjet duke i falënderuar për kontributin dhe mbështetjen e tyre karshi këtij institucioni.
Me atë rast falënderoi për mikëpritje kryetarin e qendrës z.Vedat Sabedini me bashkëpunëtorë dhe imamin e angazhuar për muajin e Ramazanit z.Nashit Ferati ( imam nga Maqedonia).

Po ashtu më 2 qershor delegacioni i BIRK-ut qëndroi mysafir në xhaminë e Bullit (Bylit), ku u pritën nga imami Emin Mersimi dhe xhemati i tij.

Më 2 qershor Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, prof. Sabri Bajgora qëndroi në Xhaminë Höri të Zvicrës ku iu drejtuar xhematit me ligjëartë, këshilla dhe mesazhe fetare. Ndërkaq më 3 qershor Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, prof. Sabri Bajgora, drejtori për Diasporë, prof.Ekrem Simnica si dhe prof. Isa Teshani vizituan Xhaminë e Bardhë Aarburg, ku u takuan me xhematin dhe përcollën selamet e Myftiut Tërnava si dhe mbajtën ligjëratë tematike.

Kurse për namazin e ikindisë, në lokalet e xhamisë së Aarburgut, qëndroi për vizitë delegacioni i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, u mirëpritën nga xhemati dhe mbajtën ligjërata.

Prof. Sabri Bajgora u njoh gjerësisht me rrjedhat dhe funksionimin e qendrës islame, si dhe me mënyrat e organizimit të mërgimtarëve në Zvicër.

Mes të tjerash, Kryeimami Bajgora i njoftoi të pranishmit për dinamikën e punëve për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, për funksionimin e medresesë Alauddin dhe për realitete të tjera në jetën e përditshme kosovare.

Pas faljes së ikindisë, delegacioni vazhdoi rrugën për në disa xhami të tjera në Zvicër.

Më 03 qershor 2018, në xhaminë shqiptare në Friburg, qëndroi drejtori për Diasporë mr. Ekrem Simnica. Këtë takim e zbukuroi me disa ajete të kënduara nga Kurani mr. Ragmi Destani, imam i përkohshëm gjatë muajit të Ramazanit, ndërsa moderoi imami i xhamisë mr. Zeadin Mustafi. Në fund, në emrin e tij personal dhe të xhematit kryetari i xhamisë z. Sherif Tupani falënderoi mysafirin e nderuar dhe pjesëmarrësit.

Po në këtë vazhdë, më 4 qershor, Ekrem Simnica, drejtor për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, vizitoi qendrën kulturore “Shtëpia e Paqes” në Cyrih, ku përveç të tjerash mbajti ligjeratë pas namazit të akshamit dhe fali namazin e jacisë dhe namazin e teravive te hoxha Fahredin Bunjaku. Ai në emër të BIK-ut, në emër të organeve udhëheqëse të tij dhe në emrin e Myftiut Ternava, ua uroi muajin e Ramazanit, duke e lutur të Madhin Zot për agjërim të lehtë e të pranuar. Gjithashtu i falenderoi për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm të tyre për vendlindjen dhe për institucionet fetare-arsimore: Medresenë “Alauddin” dhe Fakulltetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Ekipi i Ramazanit në Gjermani

Më 1 qershor në kuadër të aktiviteteve të Bashkësisë Islame të Kosovës për muajin e Ramazanit, Vedat Shabani ligjëroi para namazit te xhumasë në xhaminë pranë Qendrës shqiptaro-boshnjake në Frankfurt të Gjermanisë, te imami Ahmed ef. Kajoshi.
Gjithashtu, për Iftar dhe namazin e teravisë, ai qëndroi në Xhaminë e shqiptarëve në qytetin Offenbach te Gjermanisë. Me këtë rast falënderoj përzemërsisht imamin e xhamisë Sabri ef. Salji, kryetarin e qendrës z. Ahmet Veliun, nënkryetarin z. Bashkim Terziqin dhe arkëtarin z. Nuhi Izairin për mikpritjen vëllazërore. Një falënderim të veçantë edhe për xhematin e xhamisë.

Kurse më 2 qershor ai qëndroi për iftar në xhaminë pranë Qendrës shqiptare ne qytetin Mainz-Kastel te Gjermanisë.
Pas namazit të akshamit xhematit të xhamisë ef. Vedati iu drejtua me një ligjëratë ku fillimish në emër të Kryesisë së BIRK-ut përcolli përshëndetjet duke i falënderuar për kontributin dhe mbështetjen e tyre karshi këtij Institucioni.Me këtë rast falënderoj për mikpritje kryetarin e qendrës, z. Mujdin Ziberin me bashkëpunëtor dhe dy imamët e angazhuar për muajin e Ramazanit, z. Mexhit Emurlin ( imam nga Maqedonia) dhe z. Shasivar Krasniqin (imam nga Kosova).

Më 3 qershor Vedat, gjatë namazit të drekës, isha mysafir pranë xhematit të qendrës shqiptare-xhamisë në Freigericht-Somborn, një vend në largësi prej 50 km nga qyteti i Frankfurtit.
Pas faljes së namazit te drekës ai xhematit iu drejtova me ligjëratë ku fillimisht në emër të Kryesisë së BIRK-ut u përcolla përshëndetjet duke i falënderuar për kontributin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Me këtë rast falënderoj për mikpritje kryetarin e qendrës, z. Halit Ramadani, nënkryetarin z. Mensur Fetai, imamin e nderuar z. Orhan Zengo dhe gjithë anëtarët e xhamisë dhe xhematin.

Ekipi i Ramazanit në Belgjikë

Drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese Ahmet Sadriu dhe dekani i FSI-së Fahrush Rexhepi, më 3 qershor, qëndruan në Belgjikë, ku vizituan xhamitë dhe qendrat shqiptare islame në këtë vend. Atyre në Bruksel iu bë një pritje e papërshkruar nga xhamia në Bruksel, ku është imam Tahsim Ramadani. Ata vizituan edhe shumë xhami të tjera, ku mbajtën ligjërata, falën teravitë dhe mbajtën tubime të tjera me mërgatën tonë.

Ata me këtë rast përcollën përshendetjet e Myftiut Tërnava dhe theksuan se BIRK-u gjithnjë ka pasur vëmendjen dhe interesimin për mërgatën dhe kanë falënderuar për ndihmën dhe kontributin që ka dhënë mërgata shqiptare për proceset e Kosovës në përgjithësi dhe për ndihmën që ka ofruar për Medresenë Alauddin dhe institucionet edukative-arsimore fetare të BIRK-ut.

Vizitat në Norvegji

Nga ekipi i Ramazanit nga Kryesia e BIRK-ut, më 1 qershor prof. Musa Vila qëndroi në Qendrën Shqiptare Fetare dhe Kulturore në Norvegji, ku mbajti hytbenë dhe drejtoi faljen e namazit të xhumasë. Më 2 qershor, delegacioni i Kryesisë vizitoi xhematin e Dramenit, kryetarin z. Abedin Osmani, Imamin Bedri Bashota, ishte i pranishëm edhe imami i Oslos Sabri Jonuzi me stafin e tij. Aty ai mbajti një ligjëratë me titull:”Si t’i shërojmë hallet dhe preokupimet tona të përbashkëta?”. Po ashtu autori Naser Xani i dhuroi librin”Me dallgët e librit flas”. Më 4 qershor, në kuadër të aktivitetev të BIRK-ut, dr. Musa Vila rrugëtoi mbi 200 km për t’u takuar dhe për të bërë iftar me xhematin e Sarbsborg-Halldenit, te Imami Ardian Haliti, ku u prit me zemërgjerësi në iftar dhe mbajti ligjeratën ”Pesha e agjërimit në Norvegji-19 orë agjërim”. Pastaj kishte takim ekskluziv me xhematin, ka falur teravitë, sërish ka ndenjur me xhemat dhe pastaj është kthyer për Dramen. Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që mirëpritën, nderuan dhe ndihmuan delegacionin me llogarinë e pamatë të muajit të Ramazanit!

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…