Prishtinë, 21 dhjetor 2017
Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe vetë Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava. Mbledhjen e hapi kryetari i Kuvendit dr.Ajni Sinani, i cili falënderoi anëtarët e Kuvendit duke vlerësuar punën e kuvendarëve dhe elaboroi punën e Kuvendit duke potencuar se është bërë shumë në përmirësimin dhe avancimin e shumë çështjeve që janë në interes të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Nga ana e tij, Myftiu Naim ef. Tërnava, duke përshëndetur mbledhjen e Kuvendit, vlerësoi lart punën e anëtarëve të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës që janë duke dhënë në shërbim të myslimanëve dhe të vendit në përgjithësi.
Ai kërkoi që të punohet edhe më shumë për ngritjen e vëllimit të punëve, që amanetin qe kemi marrë përsipër ta kryejmë me përgjegjësi të plotë.
Ai tha se është duke u punuar shumë në ngritjen infrastrukturore të këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në përmirësimin e jetës së besimtarëve gjithandej Kosovës.
Më pas, kuvendarët diskutuan për projektbuxhetin e Kryesisë së BIRK-ut dhe pas diskutimit dhe shqyrtimeve u votua projektbuxheti për vitin 2018.
Në mbledhje u shtruan edhe çështje të tjera të ndryshme.