Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës ndihmon skamnorët e rrethit të Tropojës me 1500 kg mish kurbani, ushqim dhe veshmbathje Prishtinë, 20 dhjetor 2017 Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve humanitare nëpërmjet shoqatës së saj Bereqeti, sot u ka ndihmuar skamnorëve të rrethit të Tropojës. Në këtë aktivitet human, BIRK-u ka shpërndarë 50 pako mish me nga 30 kg që bëjnë gjithsej 1500 kg mish kurbani për 300 familje të asaj ane. Po ashtu, në këtë vazhdë, me 9 pako ushqimore, veshmbathje janë ndihmuar 9 familje, të cilat ditë më parë u dogjën nga zjarri dhe presin dorën e ndihmës. Shoqata Bereqeti që vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës premton se vazhdimisht do të ofrojë ndihmë për familjet skamnore.