Prishtinë, 1 qershor 2017

Shoqata bamirëse Bereqeti  në këtë fillim të Ramazanit shpërndanë ndihma për tetë mijë familje nevojtare në mbarë territorin e Kosovës, Luginës së Preshevës dhe një pjesë të Shqipërisë
Shoqata bamirëse “Bereqeti”   në këtë fillim të Ramazanit shpërndanë ndihma për tetë mijë familje nevojtare në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, Luginës së Preshevës dhe një pjesë të Shqipërisë.
Drejtori i kësaj shoqate Fitim ef. Flugaj thekoi se sikur edhe çdo herë edhe këtë vit shoqata Bereqeti falë donatorëve te ndryshëm ka shpërndarë ndihma me pako ushqimore për kategoritë nevojtare  në Kosovë , Luginë të Preshevës dhe Shqipëri.

Në Kosovë këto ndihma janë shpërndarë si vijon : Në 24 këshilla  kemi shpërndarë nga  150 pako ushqimore me nga 12 artikuj ushqimor , që gjithsejtë  janë 3600 pako, në dy Këshilla tjerë kemi shpërndarë gjithsejtë 400 pako, kurse dy këshilla të tjerë  nga 100. Kurse  500 pako  janë ndarë për shoqatat e invalidëve  me 100 pako për konviktet e nxënësve dhe studentëve si dhe  200 pako për skamnorët e Pukës me vlerë  mbi 8000 euro. Gjithashtu në kryeqytet dhe Pejë e qytete tjera të Kosovës kemi pranuar dhe shpërndarë mbi 2000 pako.

Si zakonisht vlera e pakos ka shkuar nga 35 deri në 50 euro. Në këtë përmbyllje secili Këshillë ka përfitua ndihma me vlerë mbi 6000 euro që do të thotë vlera totale e këtyre ndihmave kap shifrën diku mbi 170 mijë euro.

Gallery Wordpress

Donatorët e këtyre ndihmave janë:
Shteti turk
Halil Muja
Firma Maqani me pronar Eset Maqani
Granit Zhushi
Firma Union si dhe  dhe donator tjerë individual me ndihma të vogla.
Përveç kësaj në Pukë dhe Fusharrëz do të shtrohen tre iftare për nga 100 persona-gjithsejtë për 300 persona si dhuratë nga BIK për besimtarët e këtyre zonave të thella të Shqipërisë.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica ka pritur në takim kryetarin e QKMSh “Haxhi Zeka” në Belgjikë, Musa Mulajn

Prishtinë, 14 maj 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ek…