Prishtinë, 1 qershor, 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava  me bashkëpunëtorë mori pjesë  në hapjen e xhamisë  së  re  në fshatin Caparc të Komunës së Prizrenit. Në këtë eveniment mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit dr.Ajni Sinani, KBI e Prizrenit, në krye me Besim ef. Berishën , kryetar, dhe shumë xhematinjë tjerë.

Një fjalë rasti mbajtën përfaqësuesi i fshatit z. Adem Sopi, kryetari i KBI të Prizrenit, Besim ef. Berisha dhe myftiu Tërnava.

Kryetari i KBI të Prizrenit, Besim ef. Berisha tha se  sot është një ditë e veçantë për këtë komunitet të fshatit dhe këtë xhematë dhe shpresoj që kjo xhami sikur edhe tjerat të shërbejnë në të mirë të vendit, fesë dhe ardhmërisë sonë të përbashkët.

Gallery Wordpress

Në fjalën e tij myftiu Tërnava duke uruar për këtë xhami  në këtë ditë të bekuar të Ramazanit tha se  kjo xhami bukuroshe po qëndron krenare para nesh dhe është në vargun e shumë xhamive që po ndërtojmë në Kosovë. Kjo xhami është dëshmitare e Kosovës dhe do të qëndrojë kështu si është për gjenerata  të ndryshme ku do t’i falen Krijuesit që t’i marr në mëshirën dhe rahmetin e Tij në këtë dhe botën tjetër. Myftiu Tërnava  foli edhe për rëndësinë  dhe kontributin që po jep Medreseja Alauddin dhe Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë  në ngritjen e gjeneratave  dhe formimin gjeneratave të reja që i kemi në çdo segment të jetës, por kryesorja janë të angazhuar në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe ne krenohemi me këto kuadro por edhe populli jonë. “Ne do të thërrasim në vazhdimësi për paqe, harmoni, bashkëjetesë, për vëllazëri mes njerëzve se kjo  xhami sikur edhe tjerat do të reflektojë vetëm dritë, shpresë,, paqe e harmoni për një të ardhme sa më të mirë të të gjithëve”-shtoi Myftiu Tërnava.

Bashkësia Islame Kosovës do të punoj vazhdimisht për një të ardhme sa më të mirë për të gjithë që jetojnë në Kosovë.

Më pas për të pranishmit u shtrua iftar.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…