Prishtinë, 5 maj 2017
Këshilltari i myftiut, Vedat ef. Sahiti, të premten, mbajti hytben e xhumasë në xhaminë “Sinan Pasha”, ku foli për rëndësinë e muajit shaban, vlerën e agjërimit në këtë muaj dhe për ndodhinë madhështore të ndërrimit të kibles drejt Qabesë së bekuar, si një begati dhe dhuratë për Muhamedin a.s.. Ai po ashtu theksoi rëndësinë e parapërgatitjes shpirtërore përmes pendesës dhe kërkim faljes nga Zoti i Madhëruar, që zemra e besimtarëve të jenë të gatshme të fisnikërohen me begatitë e muajit të madh të ramazanit. Ligjërata zgjoi interesim dhe kureshtje te xhemati.