Prishtinë, 5 prill 2017
Në Ferizaj  u inauguruan  projektet e renovimit  të objekteve   të trashëgimisë kulturore  të qytetit ,projekti i ndriçimit të Xhamisë  Mulla Vesel Guta , inaugurimi i objektit muze “Ish selia Ipeshkvnore e Kosovës dhe kishës ortodokse “Shën Uroshi ” në Ferizaj. Renovimi i këtyre objekteve është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinës, ndërsa implementuar nga UNDP.
Në këtë eveniment të rëndësishëm për qytetin e Ferizajit dhe  trashëgiminë kulturore në përgjithësi   në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame  të Republikës  së Kosovës morri pjesë këshilltari i Myftiut Vedat ef. Sahiti  i ngarkuar me realizimin e projekteve të Bashkësisë Islame , i cili më pas ndau edhe nga një plaket mirënjohjeje për financuesit dhe implemntuesit e projekteve .
Ne ceremoninë e inaugurimit të këtyre  objekteve merrnin pjesë përfaqësuesit e bashkësive fetare në vend , kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarça zyrtarë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, përfaqësues të UNDP-së,  si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryeimami Sahiti takoi kryeimamët e këshillave të BI-së

Prishtinë, më 29 prill 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së…