Prishtinë, më 13 qershor 2024
Drejtori për Diasporë i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e Qendrës Islame “Dituria” në Landskrona të Suedisë, Burhan ef. Mustafën.
Gjatë këtij takimi, drejtori Simnica, fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit, dhe shfrytëzoi rastin që të njoh atë me ecurinë e punëve dhe zhvillimeve në Bashkësinë Islame të Kosovës, si dhe për bashkëpunimin që kanë me qendrat islame në diasporë. Ai edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që të kenë edhe më tutje bashkëpunim në të gjitha fushat me rëndësi për besimtarët myslimanë.
Nga ana e tij, imami Burhan Mustafa fillimisht falënderoi për pritjen dhe më pas falënderoi drejtorin Simnica për bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur ai dhe institucioni i BIK-ut me qendrat islame në diasporë, e në veçanti me xhaminë “ Dituria” në Landskrona në Suedi. Ai gjatë kësaj vizite, dorëzoi edhe një sasi të vitrave të tubuara gjatë muajit Ramazan nga mërgata jonë.
-
Drejtori Siminca priti në takim imamin Muhamed ef. Havollin
Prishtinë, më 18 nëntor 2024 Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë I… -
Drejtori Simnica vizitoi xhaminë “Tradita” në Strasbourg të Francës
Prishtinë, më 29 tetor 2024 Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Is… -
U mbajt turniri humanitar kushtuar Medresesë “Alauddin”
Prishtinë, më 27 tetor 2024 Në Karlsruhe të Gjermanisë, nën organizimin e Qendrës Islame S…
Shfaq më shumë në Diaspora
Shfleto
U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…