Dubai, 22 dhjetor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës mr. Naim ef.Tërnava u prit sot  në  departamentin për çështje fetare në qeverinë e Dubait, nga drejtori gjeneral.dr. Hamad Al Shejbani.
Gjatë takimit të dy palët diskutuan për thellim të bashkëpunimit mes  dy institucioneve.

Nikoqiri premtoi Myftiut Ternava thellim të bashkëpunimit. Ai gjithashtu pasi dëgjoi nga Myftiu Tërnava, përgëzoi Kosovën për arritjet e saj duke theksuar harmonin dhe tolerancën fetare nga cila mundë të mësojnë shumë shtete në këtë kohë të vështirë sfidash të mëdha, si dhe rrolin e BIRK-së në promovimin e këtyre vlerave të cilat janë mëse të  nevojshme në këtë  periudhë. Duke cekur se edhe Emiratet e   Bashkuara Arabe promovojnë këto vlera nga se në Dubai jetojnë dhe veprojnë shumë kombësi dhe fe të ndryshme duke jetuar në tolerancë dhe respekt të ndërsjellë.
Nikoqiri premtoi se do t’i përcjell dakordimet e këtij takimi në qeverinë e Dubait. Në takim ishte prezent edhe Myftiu i Dubait Ahmed Al Hadad.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…