Dubai, 21 dhjetor 2016
Gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe Myftiu Mr. Naim ef. Tërnava i shoqëruar nga këshilltari dr. Islam Hasani dhe asistenti Mr. Besim Mehmeti vizitoi të mërkurën fondacionin Muhamed bin Rashed Al Maktum për bamirësi. Aty Myftiu u prit nga drejtori gjeneral. Z.Saleh Zaher Al Mazrui. Të dy palët biseduan për bashkëpunim në realizimin e projekteve të ndryshme të BIK-ut.

Në mbrëmje Myftiu Tërnava u prit nga Dr. Mirza As Saeg shef i kabinetit të ministrit të financave të EBA-së dhe kryetari i fondacionit Al Maktoum. Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirin për përkrahjen e EBA-së ofruar Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe falënderoi Qeverinë dhe popullin e këtij vendi bujar cili pa ndërprerë  po ofron përkrahje dhe ndihma për projekte të ndryshme.
Nga ana e tij nikoqiri falënderoi Myftiun  Tërnava për vizitën duke konfirmuar qëndrimin zyrtar të EBA-së dhe vazhdimësinë e përkrahjes së Kosovës, si dhe cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyeshme.[layerslider id=”21″]

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…