Prishtinë, 27 dhjetor 2016.
Myftiu i Republikës së Kosovës mr. Naim ef. Tërnava  morri pjesë në ceremonia e shpërndarjes së  30 diplomave të niveli baçelor  të studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame. Në këtë ceremoni  morri pjesë dekani I FSI-së pof. Dr. Fahrush Rexhepi, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup , prof. Ass. Dr. Faredin Ebibi me bashkëpunëtorë., profesorëve dhe student. Në fjalën e tij Myftiu Tërnava  tha se për të arrit deri këtu është derdhur mund e është bërë shumë punë e madhe dhe falënderoi dekanin dhe stafin akademik të cilët po e japin mundin e tyre që ju të pajiseni me dituri e njohur islame. Ai porositi studentët ndër tjerash që të punojnë për Islamin edhe më shumë në këto kohë të vështira dhe në këto rrethana që gjendemi, duke iu përkujtuar që sot myslimanët nuk janë në gjendje të mire për shkak që iu kanë larguar Islamit dhe parimeve Islame.”Ky fakultet disa ditës vazhdimisht po jep rezultate ku i tregon edhe shoqërisë  sonë që duhet kthyer shikimi nga ky institucion prej të cilit edhe në të ardhme do të ndriçojnë vetëm rreze drite  të sigurta të ardhmërisë së sigurt të besimtarëve tanë”-tha veç tjerash myftiu Tërnava

Një fjalë rast mbajti edhe Dekanit të FSI-së Prof. Asoc. Dr. Fahrush Rexhepi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe i uroi studentët e diplomuar, duke i porositur ata që të mos i ndahen Islamit dhe mësimeve të marra nga ky fakultet, kudo që të vazhdojnë studimet e mëtutjeshme. Programi  vazhdoi me një ligjëratë të shkurtër për Muhamedin a.s., nga prof. Ass. Dr. Faredin Ebibi, dekan i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup. Ai, ndër tjerash tha: “Nuk kam lexuar në histori deri më tani që jeta dhe veprimtaria e dikujt të shkruhet e studiohet më shumë se sa jeta e Muhamedit a.s. Profesioni ynë dhe juaji në këtë rast ka të bëjë me prezantimin e mesazheve dhe mësimeve të Muhamedit a.s., duke ia përshtatur vendit, mentalitetit dhe rrethanave tona”, ka thënë dekani Ebibi.

Më pas u dha një program  artistik përgatitur nga studentët e FSI-së me rastin e muajit të Mevludit kurse në fund  u shpërndan 30 diplomat për studentët e diplomuar.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava mori pjesë në iftarin e shtruar nga emiri i Katarit

Prishtinë, më 18 mars 2024 Me ftesë të emirit të Katarit, shejh Temim bin Hamad al Thani, …