Prishtinë, 29 dhjetor 2019
Kuvendi i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot (29 dhjetor 2016), të cilën e kryesoi dr.Ajni ef. Sinani-kryetar, në rend dite pati shqyrtimin dhe miratimin e Projektbuxhetit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Në mbledhjen e Kuvendit të BIRK-së qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, mr.Naim ef. Tërnava i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë së BIRK-së dhe bashkëpunëtorët e tij. Në fjalën  e tij Myftiu Tërnava çmoi punën dhe kontributin e anëtarëve të Kuvendit si dhe të gjithë punonjësve dhe administratës së Këshillave vendor në tërë Republikën e Kosovës dhe luti Zotin për shëndet dhe mirëqenie të përgjithshme të vendit tonë. Ai tha se në përgjithësi ky vit ka qenë i suksesshëm për BIRK-në pasiqë kemi pasur një punë sistematike  dhe pa probleme të natyrave të mëdha. Mundohemi vazhdimisht që jeta fetare të avancohet  dhe të jetë edhe më aktive dhe më gjithëpërfshirëse  në mësimin e bazë të Islamit. Para kuvendarëve të BIK projektbuxhetin e paraqiti drejtori financiar Kasim ef. Gërguri, i cili arsyetoj dhe sqaroj projektin e buxheti për vitin e ardhëm. Pas shqyrtimit Kuvendi i BI të Kosovës me shumicë votash miratoi buxhetin e Kryesisë për vitin 2017.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…