Prishtinë, 19 janar 2017
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ofroi ndihma në pako me artikuj të ndryshëm ushqimor, higjienik si dhe veshmbathje për 100 familje nga 25 euro në vlerë prej 2.790 euro në fushatën në ndihmë të familjeve të izoluara nga kushtet atmosferike në veri të Shqipërisë.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës iu ka bashkangjitur kësaj fushate të Komunitetit Shqiptar Mysliman e cila do të vazhdojë deri më 21.01.2017. Ky është një mesazh i ndihmës, përkrahjes dhe solidaritetit, sepse ne si popull vazhdimisht kemi qenë zemërhapur. Me këtë ndihmë synojmë që sado pak tua zbusim dhembjen dhe t’ua lehtësojmë gjendjen këtyre banorëve të cilëve po ju mungojnë edhe kushtet elementare për jetë.
Kryesia e BIRK-së edhe herëve tjera është solidarizuar me popullatën e kësaj ane.
-
-
Hapet biblioteka e Xhamisë në Janjevë me librat e Mulla Irfan ef. Bikliqit
Prishtinë, më 30 shtator 2023 Në ambientet e Xhamisë në Janjevë edhe zyrtarisht u bë hapja… -
UNIFIKIMI I FJALËVE DHE RADHËVE NË KOHË KRIZASH
Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. T…
Shfaq më shumë në Lajme