Më 05.12.2022, drejtori për Diasporë në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica vizitoi Qendrën Islame Shqiptare të Kosovës në Stuttgart. Kryetari i Qendrës, Baki Mustafi, së bashku me kryetarin dhe kryesinë, si dhe me imamin z. Hasbi ef. Sylejmani dhe një grup të xhematit priti drejtorin Simnica për namazin e drekës.
Kryetari e njohu drejtorin për punën dhe aktivitetet e Qendrës Islame Shqiptare të Kosovës në Stuttgart, si dhe për blerjen e objektit për xhami. Ai falënderoi xhematin dhe komunitetin shqiptar, të cilët i po i kryejnë këto punë shenjë bamirësie me firmat dhe punëtoret e tyre. Ai theksoi se Qendra Islame Shqiptare të Kosovës në Stuttgart, ka qenë dhe është i interesuar për bashkëpunim me Bashkësitë Islame të trojeve shqiptare. Që të dy ranë dakord për bashkëpunim të ndërsjellët.
Gjithashtu edhe drejtori Simnica, i njohu nikoqirët për angazhimet e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe angazhimet e tij në diasporë dhe njëherësh shprehëm gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Në fjalimin e tij, drejtori Simnica u fokusua në ruajtjen dhe kultivimin e traditës shqiptare, ruajtjen e gjuhës, vlerave të familjes si dhe integrimin në shoqërinë gjermane. Ai ftoi komunitetin shqiptar në unitet, mençuri, urtësi dhe edukim të mirëfilltë si dhe largim dhe pasje kujdes prej mënyrave ekstremiste të paraqitura në shoqëri e në veçanti në komunitetin tonë.
Në fund të fjalimit të tij, ai i dhuroi Kryesisë së kësaj xhamie një dhuratë me emblemën e BIK-ut, shenjë respekti dhe bashkëpunimi, dhe i siguroi në emër të BIK-ut për një bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen.