Më 3 dhjetor 2022, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, vizitoi xhematin e xhamisë shqiptare “Bashkimi” në Kehl-Strasbourg të Gjermanisë, ku u prit nga kryetari z. Murat Uka, anëtarët e kryesisë dhe nga xhemati i kësaj xhamie.
Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica, në ligjëratën e tij, theks të veçantë i kushtoi vlerës së xhamisë në mërgatë, si dhe punës dhe veprimtarisë së institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Drejtori Simnica në ligjëratën e tij falënderoi të gjithë mërgimtarët tanë për kontributin e vazhdueshëm dhënë për vendlindjen në përgjithësi, e në veçanti për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai shfaqi shpresën dhe bindjen e tij se kjo mërgatë do të vazhdojë kontributin e saj edhe përgjatë viteve të ardhshme, sa herë që të jetë nevoja.
Drejtori Simnica, shenjë respekti dhe nderi, i ndau mirënjohje kryetarit të xhamisë shqiptare “Bashkimi” në Kehl, z. Murat Ukës.